Peshku redukton sëmundjet e zemrës dhe të kancerit

Dy të tretat e njerëzve në Britani po e vënë shëndetin e tyre në rrezik duke mos ngrënë mjaftueshëm peshk.
Ky është paralajmërimi i ekspertëve që studiojnë sëmundjen e kancerit, teksa sugjeron të gjithë në konsumimin e këtij ushqimi deti, transmeton Klan Kosova.

Shërbimi Shëndetësor i Britanisë, këshillon që të gjithë duhet të hanë peshk të paktën dy herë në javë – duke përfshirë një pjesë të peshqve me vaj, si salmoni ose ton.

Por 64 për qind e njerëzve nuk e përmbushin këtë objektiv thotë një nga sondazhet e publikuara nga hulumtimi i fundit, transmeton Klan Kosova.

Peshku dhe ushqimet e tjera të detit janë burime të mira të vitaminave dhe mineraleve dhe janë shumë më të ulëta në yndyrë se çdo formë e mishit.

Peshku me vaj është gjithashtu veçanërisht i lartë në acidet yndyrore omega-3, të cilat kanë përfitime të mëdha për zemrën dhe trurin, dhe vitaminë D, e cila forcon kockat.

Të ngrënit në mënyrë të rregullt peshk, nënkupton që njerëzit kanë tendencë të hanë më pak mish të kuq, duke reduktuar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP