Ulet në Shkup avioni i parë i linjës së drejtpërdrejt nga Katari

Avioni i parë i linjës së drejtpërdrejt ajrore nga Doha për në Shkup sot u ul në aerorportin “Aleksandri i Madh”. Linja e re nga Katari për në kryeqytetin e Maqedonisë do të jetë në shërbim katër ditë në javë me avionin “Erbas A320”, i cili posedon 12 vende në klasin biznes dhe 132 në klasin ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët nga Doha u pritën me urë uji në formë ylberi dhe me ushqim tradicional maqedonas. Me avionin e ri nga Doha arritën edhe drejtori komercial i “Qatar Airways”, Ehab Abdel Fattah Amin dhe Ambasadorja e Maqedonisë në Katar, Vukica Kërtolica-Popovska, të cilët u mirëpritën dhe përshëndetën me qilim të kuq.

Ata u pritën nga drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Alper Ersoy, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugareski dhe ambasadori i Katarit në Maqedoni, Hassan Bin Abdullah Zaid Al Mahmoud, të cilët pas pritjes bashkarisht prenë tortën në nder të hapjes së destinacionit të ri.

Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” dhe drejtori komercial i “Qatar Airways”, siç është paralajmëruar, ditën e nesërme do të drejtohen në një konferencë të përbashkët për media në të cilën do të promovojnë linjën e re ajrore nga Doha për në Shkup, si dhe përparësitë e dy kryeqyteteve pas lidhjes mes tyre përmes linjës së drejtpërdrejt ajrore.

Javën e kaluar, në aeroportin “Aleksandri i Madh”, “TAV Maqedoni” promovoi edhe tre linja të reja edhe atë deri në Maltë, Romë dhe Vaksjo. Me vendosjen e tre linjave të reja dhe rritjes së frekuentimeve të rutave ekzistuese në dy aeroporttet në Maqedoni pritet rritje e numrit të udhëtarëve si dhe rritjes së qarkullimit ajror në gjysmën e dytë të vitit.

Në gjashtë muajt e parë nga viti 2017 është regjistruar rritje prej gjashtë përqind nga numri i udhëtarëve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në të dy aeroportet e Maqedonisë, nga ai i Shkupit “Aleksandri i Madh” dhe nga ai i Ohrit “Shën Apostull Pali”, nga janari deri në qershor kanë kaluar gjithsej 860.130 udhëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP