LSDM: Do të parandalohen të gjitha përpjekjet që rrezikojnë trashëgiminë kulturore dhe historike

VMRO-DPMNE përmes qeverisjes së papërgjegjshme dhe kriminale, jo vetëm që nuk e ka mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike, por për realizimin e interesave të tyre kriminale i ka rrezikuar dhe shkatërruar të njëjtat, qëndron në reagimin me shkrim të LSDM-së për konferencën për shtyp të Valentina Bozhinovskas nga VMRO-DPMNE.

Një nga faktet më të dukshme është ajo e lokalitetit arkeologjik Skupi.

“Përmes një tenderi të dyshimtë për të ashtuquajturin rindërtim të lokalitetit, VMRO-DPMNE në kundërshtim me ligjin ka dashur të ndërtojë një sallë nga betoni të maskuar me pllaka travertine për ta prishur dhe humbur pamjen e lokalitetit arkeologjik, vetëm që të realizohen interesat kriminale të personave të caktuar”, thuhet në kumtesë.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM, siç shtohet në kumtesë, do të kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike, do të ndalojë çdo tentim për prishjen e objekteve me domethënie kulturore dhe historike, për kundër dëshirës së realizimit të interesave kriminale të ndonjë personi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button