Projekt-Marrëveshja me Bullgarinë nesër para Komisionit për politikë të jashtme

Projekt – Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nesër në mbledhje të mbyllur do të prezantohet para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.

Mbledhja, siç informojnë nga Kuvendi, është caktuar pasi që sot në Komisionin për politikë të jashtme ishte dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në mbledhje, siç konstatojnë nga Qeveria për MIA-n, do të marrë pjesë edhe kryeminsitri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button