Greqia kaplohet nga mot i lig

Shi dhe erë e fuqishme e kapluan pjesën veriore të Greqisë dhe shkaktuan probleme më të mëdha për turistët, ndërsa disa vende të caktuara janë goditur edhe nga vërshimet,transmeton MIA.

Mediat greke publikuan inserte prej shirave të rrëmbyeshme, të cilat i kapluan në mesin e të tjerave edhe Leptokarinë, Paralian, Nea Vrasna, Pargan, Haniotin, Pefkohorin, Trikalin dhe Toronin.

Temperatura në disa vende ka qenë rreth 15 gradë Celsius.

Në një pjesë të qyteteve prej disa hoteleve të caktuara janë evakuuar turistë, në mesin e së cilëve edhe nga një hotel në Sitonia, ku sot janë evakuuar për shkak të një lumi i cili është derdhur nga shtrati dhe e ka vërshuar tërë rajonin.

Mediat greke njoftojnë se në rrugët në këtë pjesë të shtetit ka rrëshqitje të dheut dhe komunikacioni po zhvillohet me vështirësi.

Për momentin në Selanik është 18 gradë, ndërsa në Larisa 17 gradë Celsius.

Agjencia greke ANA-MPA publikoi se mot me vranësira dhe erë veriore pritet edhe nesër për kur priten reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut.

One thought on “Greqia kaplohet nga mot i lig

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP