Mijëra personave u ndalohet hyrja në Turqi

Turqia u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj mijëra personave nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, që janë të dyshuar se kanë lidhje me militatët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, transmeton REL. 

Në një raport të publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, thuhet se Azerbejxhani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Rusia janë në mesin e 10 vendeve me numrin më të madh të personave që u është ndaluar hyrja në Turqi, me dyshimet se po nisen drejt këtij vendi për të arritur në zonën e konfliktit.

Në listën e personave që u ndalohet hyrja në Turiq janë përfshirë edhe 4,128 rusë, 2,651 taxhikë, 1,914 kazakë, 1,677 nga Azerbejxhani.

Zyrtarë nga Rusia dhe vendet të tjera të ish Bashkimit Sovjektik kanë thënë se mijëra gra dhe burra nga këto vende janë duke luftuar për Shtetin Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button