Fëmijët e familjeve me rrezik social dhe shfrytëzuesve të shtesave të veçanta në pushim falas në Strugë

Në qendrën rekreative për fëmijë dhe të rinj “Lulet e majit” – Strugë, filloi pushimi veror i grupit të parë prej gjithsej tetë grupeve të fëmijëve të përfshirë përmes projektit për shfrytëzimin e shërbimit falas për pushim dhe rekreim. Këtë shërbim do ta shfrytëzojnë rreth 2.000 fëmijë nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së veçantë, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Shërbimi pushim dhe rekreim përfshin qëndrimin, pushimin aktiv, socializimin e fëmijëve, aktivitete edukativo-arsimore, kulturore-argëtuese, sportivo-rekretaive dhe aktivitete të tjera me fëmijët për zhvillimin e zhvillimit psikomotorik. Gjatë qëndrimit shtatëditor, programin do ta realizojnë edukatorë nëpër grupe dhe një kuadër profesional (drejtues pedagogjik, mjek, infermiere, instruktorë etj.) të angazhuar nga subjektet juridike në të cilat do të realizohet projekti dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë”, kumtoi MPPS.

Realizimi i këtij projekti, shtohet në kumtesë, përmes donacioneve prej produkteve të veta e ndihmojnë kompanitë Albiz, fondacioni-Dauti, Alkaloid, Pelisterka, Vitaminka dhe Atlantik Komerc

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button