Hoteli “Izgrev Spa”: Helmimi është nga ushqim i blerë në vend tjetër

Hoteli “Izgrev Spa dhe akuapark” sot i hodhi poshtë si tendencioze dhe të pavërteta informacionet për gjoja helmimin me ushqim. Nga hoteli njoftuan se në pajtim me kontrollet inspektuese, prej 450 mysafirëve të pranishëm dhe 350 dhe 120 mysafir shtesë në dy dasma, si dhe rreth 200 persona të punësuar si personel, vetëm tre janë ankuar për shtrëngime barku, por ata nuk kanë konsumuar ushqim nga hoteli, por jashtë, në objekte tjera.

Në kumtesën deri te mediat, “Izgrev Spa dhe akuapark” i shfaq rezultatet nga kontrollet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) të zbatuara pardje, të cilat tregojnë se ushqimi që blihet nga ky hotel është i regjistruar dhe me leje operative të kontrolleve.

Siç thekson hoteli, nga bisedat me turisten izraelite A.A e cila qëndron në “Izgrev Spa dhe akuapark” dhe e cila e ka paraqitur rastin e helmimit të dy fëmijëve të saj, është marrë informacion se para ushqimit në hotel, fëmijët kanë konsumuar smuthi pije, të blerë në vend jashtë hotelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button