Goran Rakiq zgjidhet kryetar i Listës Serbe në Kosovë

Kryetari i Komunës Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është zgjedhur kryetar i Listës Serbe. Në mbledhjen e mbajtur, Lista Serbe ndryshoi edhe disa amendamente të statutit si dhe caktoi kryesinë prej 9 anëtarëve, transmeton REL. 

Kryetari i zgjedhur, Rakiq tha se në fazën e ardhshme të zhvillimeve do të angazhohet që Lista Serbe të angazhohet edhe më shumë për të drejtat e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Po ashtu, është marrë vendim që Lista Serbe tash e tutje, të gjitha vendimet t’i marrë me konsensus në kryesinë e partisë dhe në konsultime me Beogradin zyrtar. Qëllimi politik i Listës Serbe u tha se është që të ruhen interesat serbe në Kosovë.

Para Rakiqit, Listën Serbe e ka drejtuar Sllavko Simiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP