FSHF ende pa trajner, ja çfarë thotë Duka

Përcaktimi i trajnerit të Kombëtares Shqiptare është një temë që po diskutohet çdo ditë, njofton koha.net.

Së fundmi janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e kuqezinjve për 4 ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit 2018, si dhe për fushatën e Europianit të vitit 2020.

Duke marrë shkas nga zërat e fundit që po qarkullojnë, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP