Filloi projekti për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës

Në Kumanovë sot u shënua fillimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës.

Duraki tha se njëra ndër prioritetet kryesore të komunës së Kumanovës është zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet.

“Zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet është njëra ndër prioritetet kryesore në komunën e Kumanovës. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverinë japoneze investuan në rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, me çka sigurohet mbrojtje e menjëhershme dhe afat-gjate e shumë banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit”,  theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki.

Дураки -Ликово

Me fazën e parë të projektit do të kryhet rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 400 metrave. Në periudhën e ardhshme, me ndihmën e UNDP-së dhe komunës së Kumanovës do të përpiqemi të sigurojmë mjete financiare për rregullimin e tërë të lumit të Likovës në gjatësi prej 1.8 kilometra.

Vlera e përgjithshme e investimeve të projektit është mbi 800.000 euro. Një pjesë e mjeteve me vlerë totale prej 200 mijë euro janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e pjesa tjetër nga Komuna e Kumanovës, Qeveria e Japonisë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pritet që ky investim të rezultojë me fitime mesatare prej rreth 350 mijë euro në nivel vjetor si rezultat i shmangies së dëmtimit nga përmbytjet.

Në këtë ngjarje fjalime të tyre mbajtën edhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button