Mijallkov: Jam i sigurt në pafajësinë time

“Fakti që i akuzuari, Sasho Mijallkov, ka banesë në Çeki, krijon rrezik për ikjen e tij”, theksoi prokurorja, Lençe Ristovska, në seancën e sotme publike, ku u shqyrtua ankesa për shqiptimin e paraburgimit të ish Shefit të Policisë Sekrete, njofton Portalb.mk.

Mijallkov, theksoi se ai gjithmonë është paraqitur në thirrjet e PSP-së, duke theksuar se ka biseduar me prokuroren, Katica Janeva, ndërkaq vetëm dy herë s’është paraqitur në Gjykatë pasi ka qenë jashtë shtetit dhe s’ka pasur biletë për t’u kthyer.

“Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve të tyre. Vetëm dy herë s’kam mundur që t’i përgjigjem thirrjes së Katica Janevës, pasi që kam qenë jashtë shtetit dhe s’kam pasur biletë për t’u kthyer. Por tani do t’u përgjigjem të gjitha ftesave, unë jam i sigurt në pafajësinë time dhe gjithmonë do të jem i kapshëm. Jap fjalë nën përgjegjësi penale dhe materiale se do të jem i kapshëm për Gjykatën”, tha Mijallkov.

Ndryshe më 2 korrik, Gjykata Themelore solli vendim për shqiptimin e masës së kujdesit, gjegjësisht marrjes së pasaportës së ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mijallkov.

Ky vendim i Gjykatës vjen pasi që Prokuroria Speciale Publike më 1 korrik dërgoi lëndën “Target” në Gjykatë ku kërkohet paraburgim për Mijallkovin.

LEXO: Bashkëpunëtori i Mijallkovit flet për herë të parë në publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button