Koxias: Është zbutur retorika, por asgjë ska ndryshuar në çështjen me emrin

Edhe pse ka ndryshuar retorika e Maqedonisë ndaj Greqisë sa i përket çështjes së emrit, në thelb asgjë ska ndryshuar sa i përket këtij problemi ndërmejt Greqisë dhe Maqedonisë. Kështu vlerësoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias në një intervistë për “Euroaktiv“, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se gjatë vizitës së tij në Shkup në gusht do të diskutojë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për çështjet të cilat nuk arritën të diskutohen në takimin Koxias-Dimitrov që u realizua në Athinë.

“Problemi me Shkupin nuk ka të bëjë me atë se ka qëndrime të ndryshme. Problemi është diçka tjetër të cilin vetë Evropa duhet ta kuptojë. Evropa duhet që në mënyrën e duhur të edukojë liderët e Shkupit për sa i përket kulturës së kompromisit dhe konsensusit politik. Në momentin që u bëra ministër i Punëve të Jashtme greke iu thash të gjitha palëve relevante se sjellja joadekuate ndaj ndesh do të integrohet edhe në politikën brenda Maqedonisë. Të gjithë e pamë se si Gruevski ka zbatuar konceptin e njëjtë në Maqedoni”, tha Koxias.

Ai shtoi se i ka porositur vendet e BE-së të mos krijojnë një “Gruevski të dytë” ngaqë Zaev i ka të gjitha kushtet që të kuptojë dhe të hap zgjidhje reale të çështjes së emrit.

Përndryshe kjo intervistë e Koxias u bë në vazhdën e takimit të tij me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic në Bruksel.

Ndryshe, Nimic, pas takimit të tij në Shkup me 3 korrik me pjesëtarët e Qeverisë dhe opozitës, tha se është i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk erdhi me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button