SPB Tetovë në aksion për zbulimin dhe sanksionimin e të shtënave në dasma

Pas disa rasteve të plagosjes dhe lëndimeve nga armë zjarri, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, SPB Tetovë sot i përsëriti apelet për përmbajtshmëri nga të shtëna dhe organizim të paautorizuar të fishekzjarreve dhe paralajmërimeve të kontrolleve të përforcuara.

Apelet, sipas zëdhënësit Marjan Josifovski, vijnë në periudhë kur në jehonë të plotë janë dasmat dhe ahengjet e tjera familjare, ku drejtpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë kanë ndodhur edhe lëndime nga armë zjarri.

“Të shtënat janë në kundërshtim me Ligjin kundër rendit publikë dhe qetësisë dhe dënimi për këtë lloj të kundërvajtjes është prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Varësisht nga rrethanat dhe pasojat, të shtënat mund të paraqesin edhe vepër penale për të cilën parashikohet edhe dënim me burg prej një deri pesë, respektivisht dhjetë vite”, nënvizon Josifovski.

Nga SPB Tetovë, theksojnë se duhet të mbahet llogari edhe të mos sillet në rrezik siguria për jetën e të pranishmive gjatë organizimit të ahengjeve familjare.

“Dëshirojmë edhe një herë t’u bëjmë me dije qytetarëve nga rajoni i Pollogut se fishekzjarret në mënyrë të obligueshme duhet të paraqiten në stacionet ose sektoret më të afërta policore, në rajonin ku organizohen, ndërsa organizatorët e tyre prej më herët t’i zbatojnë të gjitha masat me ligj të parapara mbrojtëse”, thotë Josifovski.

Sektori i Punëve të brendshme tetovë veçmë i ka përforcuar kontrollet, aktivitetet parandaluese dhe të tjera për zbulim me kohë dhe sanksionim të shkeljeve të rendit publik dhe qetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button