Qyteti i Shkupit do t’ua bllokojë xhiro-llogaritë nëse s’e paguani borxhin për tatim

Qyteti i Shkupit sot kumtoi se në periudhën në vijim do t’i qaset parashtrimit të vendimeve për pagesë të detyrueshme të borxhit të mbetur për tatimin mbi pronën dhe tatim për ndërmarrjen për vitin 2016.

“Njoftohen të gjithë obliguesit tatimor (persona fizik dhe juridik) të cilët në periudhën në vijim në adresë të tyre do të marrin Vendim për pagesë të detyrueshme për vitin 2016, menjëherë t’i qasen pagesës së borxhit të cekur në pajtim  me vendimet për pagesë të detyrueshme, me çka do të evitohej masa jopopullore për bllokadë të llogarive në bankat afariste”, thekson Qyteti i Shkupit në kumtesë.

Nëse obliguesit tatimor të cilëve u është tërhequr vërejtja apo u është dërguar vendim për pagesë të detyrueshme, ndërkohë e kanë paguar borxhin, duhet të drejtohen në Qytetin e Shkupit në barakën 16 me dëshmi për pagesë të borxhit për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button