Pribe me ekspertët sërish në Shkup, realizuan takim me Vangellovskin

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ka realizuar takim me grupin ekspertëve të lartë për çështje sistematike për sundim të ligjit, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe, njofton Portalb.mk.

“Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale të gjyqësorit dhe propozim-masat për zbatimin e reformave në gjyqësor të përgatitura nga ana e kryetarit të Gjykatës Supreme, Vangellovski, me qëllim të realizimit të konceptit gjyqësi të pavarur dhe të paanshme, si garanci e demokracisë dhe sundimit të ligjit, në funksion të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Ndryshe, ekipi i ekspertëve i kryesuar nga Pribe prej sot deri më 21 korrik do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë, si vazhdim i takimeve që i pati më 27 qershor në Shkup me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe gjyqësisë.

Ekipi do të bëjë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe do ta këshillojnë Qeverinë e re për më shumë çështje të theksuara nga sfera e qeverisjes së të drejtës.

Pribe do t’ua kumtojë idenë e tij përfaqësuesve qeveritarë pasi ekipi i tij i ekspertëve këtij muaji do të bëjë analizë për atë që deri tani është realizuar.

Pribe e ka riafirmuar gatishmërinë e ekipit të ekspertëve që t’i ndihmojë Maqedonisë për tejkalimin e mangësive të theksuara në disa sfera të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e së drejtës, lirinë e mediave dhe pavarësinë e trupave rregullatorë. Pribe e theksoi nevojën nga angazhimi i përforcuar dhe mobilizimi i institucioneve relevante në vend për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti dhe Prioritetet urgjente reformuese.

LEXO: Pribe me ekspertët i gatshëm ta ndihmojë Maqedoninë në zbatimin e reformave prioritare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button