Bashkëpunëtori i Mijallkovit flet për herë të parë në publik

Në Gjykatën e Apelit për të parën herë në opinion foli Toni Jakimovski, ish pjesëtar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) i akuzuar në rastin “Fortesa” dhe “Target” të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Ai sot u paraqit në Gjykatën  e Apelit ku mbahej debat publik pas ankesës së PSP-së në lidhje me refuzimin e kërkesës për paraburgim. Gjykata Penale si shkëmbim të refuzimit të paraburgimit të Jakimovskit dhe të dyshuarve tjerë parashtroi vetëm masë të kujdesit, marrje e pasaportës.

LEXO: Gjykata refuzoi edhe kërkesën për paraburgim të Mijallkovit dhe Grujovskit

LEXO: Gjykata Themelore vendosi, nuk ka paraburgim për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij

LEXO: Gjykata Themelore refuzoi kërkesat për paraburgim, reagon Prokuroria Speciale

Mirëpo, Jakimovskit iu la pasaporta diplomatike i cili me të njëjtën udhëton jashtë Maqedonisë në pozitën e drejtorit gjeneral të Qendrës Ndërkombëtare “Selek” me qendër në Bukuresht dhe Rumani dhe funksion në dymbëdhjetë shtete të Evropës.

“Nuk ndjehem fajtor dhe nuk kam pse të ikë. Thuajse një vit e gjysmë, sa kanë zgjatur hetimet e PSP-së, rregullisht iu jam përgjigjur kërkesës së tyre”, tha Jakimovski.

Kërkesa e PSP për paraburgim të Jakimovskit ka ardhur me arsyetimin e sigurisë së pranisë së tij në Maqedoni dhe pamundësinë që të ndikohet në deklaratat dhe qëndrimet e tija deri sa zgjasin procedurat hetimore.

Në lidhje me këtë Jakimovski ka reaguar duke thënë se “tashmë e tre vite nuk punon në DSK dhe se nuk është në kontakt me dëshmitarët dhe duke shkëputur të gjitha lidhjet me kolegët e tij në DSK”.

Përndryshe, Jakimovski njihet si bashkëpunëtor i shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i akuzuar poashtu në rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Në rastin “Target” e cila ka të bëjë me çështjen e përgjimit të paligjshëm, që sipas PSP-së e ka kryer Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), gjatë kohës me të cilin ka udhëhequr, Sasho Mijallkov ose kushëriri i ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ndërkaq në rastin “Fortesa” janë përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy kryeshefë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.

Paraprakish, PSP kërkoi nga Gjykata e Apelit paraburgim për Ejup Alimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button