PSP kërkon nga Gjykata e Apelit paraburgim për Ejup Alimin

Në seancën e sotme gjykatësit e Gjykatës së Apelit e kanë shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për vendimin e Gjykatës Penale për mos përcaktimin e masës për paraburgim të Ejup Alimit të BDI-së, njofton Portalb.mk.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së është i akuzuar për lëndën “Titanik 3” për shkatërrimin e materialit zgjedhor. Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka refuzuar kërkesën për paraburgim si të pabazë.

PSP konsideron se me bashkëpunëtorët  tij, Ismet Guri gjatë kohës së zgjedhjeve në vitin 2014 vazhdimisht ka qenë në Komitet zgjedhor komunal në Çair, për shkak funksionit të tij ka pasur mundësi për ndikim serioz. Prokuroria Fatime Fetai para Këshillit Penal në Gjykatën e Apelit konfirmonte se Gjykata e shkallës së parë nuk i ka shqyrtuar dëshmitë.

Nga dëshmitë e të dy dëshmitarëve të dëgjuar gjatë procedurës ka dalë se tek ata ka pasur frikë për siguri personale, theksoi Fetai. Avokati i Alimit tha se nuk ka dëshmi kush tregon në ndikimin e mundshëm ndaj avokatëve.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button