Shkarkohet drejtori i Spitalit të Shtipit dhe drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës

Disa parregullsi në punë, sjellje joetike të një pjese të të punësuarve dhe higjienë e cila nuk është në nivel të kënaqshëm, janë vërejtur pas inspektimit të kryer në Spitalin klinik në Shtip.

Këtë sot e njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, prej nga theksojnë se në bazë të së asaj që është konstatuar, është marrë vendim për shkarkim të drejtorit mjekësor të Spitalit klinike në Shtip, Aleksandar Stojanovski dhe për drejtor të ri është emëruar dr. Alen Gjorgjiev.

Gjithashtu, për drejtor të ri të Qendrës për shëndet publik në Shtip është emëruar dr. Marija Dimitrova, ndërsa është shkarkuar edhe drejtori ekonomik në Spitalin klinik në Tetovë Zoran Stankovski, theksojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button