Debati për rebalancin: Shkurtime drastike për fushata, udhëtime, reklamime

Komisioni për Financim dhe Buxhet e ka filluar diskutimin për rebalancin e Buxhetit për vitin 2017. Ashtu siç tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në arsyetimin e tij, ideja bazë është që të zvogëlohen harxhimet jo-produktive dhe të realizohen projeksionet e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

Shkurtimet e para të këtyre harxhimeve sipas tij do të jenë në pjesën e harxhimeve për udhëtimet zyrtare dhe reprezentacionet. Në këtë pjesë Tevdovski theksoi se gjatë rebalancin është mbajtur llogari për obligimet e ndërmarra nga Qeveria paraprake, ato të papaguarat, por edhe të marrëveshjeve të cilat i ka lidhur dhe nëse shfuqizohen do të duhet të paguhen gjoba,

Ai ketë si shembull e theksoi se në MPB ka obligime të papaguara 424 milionë denarë, ndërkaq në Ministrinë e Kulturës 2.4 milionë denarë.

Në këtë kontekst ai theksoi se është duke biseduar me Bankën Botërore për formimin e listës të këtyre marrëveshjes dhe krijimin e një softueri të evidentimit të këtyre obligimeve, për siç tha ai, të pengohet që në ardhmen të mbulohen.

Revidimi i Buxhetit, ashtu siç tha Tevdovski, është për 1.5%, gjegjësisht për 2.7 miliardë denarë, ndërkaq shkurtime më serioze ka te mallrat dhe shërbimet prej 2 miliardë denarë, të cilat kanë qenë të disponueshme për udhëtime zyrtare, reprezentacione, fushata reklamime, etj.

Shërbimet e kontraktuara janë zvogëluar për 932 milionë denarë, përveç pjesës për sigurim shëndetësor.

Shembull, më së shumti shkurtime ka pasur ndaj funksionarëve qeveritare, gjegjësisht nga 792 milionë denarë, në 266 milionë denarë.

Me rebalancin e Buxhetit shtohen 1.2 milionë denarë për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, për mosndërprejte të pensioneve, për realizimin e të drejtave sociale, por edhe 600.000 milionë denarë për Fondin për sigurim Shëndetësor, për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore..

LEXO MË SHUMË: ANALIZË: Për cilat projekte do të shkurtohen para – e cilat projekte do të mbesin në buxhetin e rebalancuar?

Pas deklaratës së Tevdovskit, Komisioni do të jetë në pauzë njëorëshe për ta marrë stenogramin.

Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska në hapjen e seancës rikujtoi në përkufizimet, se kjo seancë mund të zgjasë më së shumti 10 ditë pune dhe për rregullat për sqarim të amendamenteve, të cilat sipas paralajmërimeve janë mbi 1.000, por edhe për gjatësinë dhe numrin e replikave dhe kundër-replikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button