Çavkov ka qenë vetëm disa qindra metra afër Kuvendit në natën e 27 prillit

Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe udhëheqësi i Shtabit Operativ në MPB, Mitko Çavkov,  gjatë kohës së sulmit të organizuar në Kunved më 27 prill të këtij viti, ku u rrahën deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarë, ai ka qenë vetëm disa qindra metra nga objekti i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të TV Telma, sinjali i telefonit celular të Çavkovit është kapur në tre baza të stacioneve  edhe atë në selinë e VMRO-DPMNE-së, Almako dhe Ambasadës Italiane, të cilat ndodhen në trekëndëshin në qendrën e Shkupit. Çavkov ka qenë në këtë pjesë të qytetit deri në ora 20:00, ndërkaq më pas ka ikur në Shtabin Operativ për protestat i cili ka qenë në rrethin e MPB-së. Çavkov ka refuzuar që të japë dëshmi përpara grupit punues në MPB, nbdërkaq ende nuk është ftuar të merret në pyetje as në Prokurorinë e Marko Zvërlevskit.

LEXO: Mitko Çavkov i tradhtoi deputetët (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button