Saliji: Do të punojmë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot takoi ambasadotin Britanisë së Madhe, Çarls Garet ku kanë biseduar për planin dhe strategjinë që ka Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë në drejtim të reformave në dretësi, njofton Portalb.mk.

“Si zakonisht nuk do të mund të nisej biseda ndryshe përpos duke e falënderuar Garet dhe qeverinë e tij për kontributin e deritanishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Maqedonisë. Poashtu, njoftova ambasadorin edhe për planin dhe strategjinë që ka parapa Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë në drejtim të reformave në drejtësi”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se ministri i Drejtësisë e ka njoftuar ambasadorin se do të punojnë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, larg nga duart e politikës.

“Ambasadorin Garet e garantova se do të punojmë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, larg nga duat e politikës, duke mundësuar që gjykatësitë dhe prokurorët të punojnë të lirë konform ligjeve dhe parimeve të drejtësisë. Nga ambasadori Garet mora garancinë për mbështetjen e reformave dhe të gjitha politikave që shpiejnë drejt zhvillimit të një fryme pozitive në shoqërinë tonë. Takimi mbaroi me shpresë për bashkëpunim të frytshëm si me të, ashtu edhe me të gjithë ata që kanë vullnet të mirë për shtyrjen e proceseve përpara”, thuhet në kumesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP