Alarmant keqpërdorimi i fëmijëve, ja çfarë parashihet në Maqedoni!

Rreth 1000 fëmijë janë në Maqedoni që rrinë në rrugë, kërkojnë lëmoshë dhe që keqpërdoren si fuqi punëtore. Krahas asaj që Maqedonia e ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe sërish numri i rasteve të  keqpërdorimit të fëmijëve për çdo vit shkon duke u rritur, shkruan Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit përskaj përdorimit si fuqi punëtore fëmijët keqpërdoren edhe në aspekt seksual, politik, ekonomik dhe kontrabandues.

LEXO: Çarshia e Shkupit, mes jetës së natës dhe fëmijëve lypsarë (FOTO)

Sipas kryetarit të Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac kompetencat për eliminimin e kësaj dukurie i takojnë Qendrës për Punë Sociale.

 “Qendra për punë sociale  ka për detyrë të intervenojë për këto raste kur fëmijët dhe fuqia e tyre keqpërdoret nga individët e caktuar. Në këso raste Qendrat për Punë Sociale duhet të hap procedurë të marrjes së të drejtës për kujdes ndaj fëmijëve prindërve dhe kujdestarëve të tyre. Institucionet shtetërore duhet të fokusohen në atë që fëmijëve të kategorive sociale dhe grupeve të margjinalizuara të ju mundësohen përfitime nga buxheti shtetëror. Ata kërkojnë që gjithashtu këto fëmijë përderisa nuk kanë vendstrehim të kyçen në çerdhe përkujdese dhe shkolla, tha Zmijanac.

Por ai vlerëson se “këtu duhet ndërhyrje nga inspektorati për punë. Një për restorantet se ku lëvizin këto fëmijë dhe e dyta për përdorimin e tyre si fuqi punëtore”.

Ai bën apel deri te të gjithë qytetarët që të mos ju jepen të holla fëmijëve.

Fëmijët që shesin në rrugëDuke pasur parasysh se organizata joqeveritare “Legis” po ashtu merret me fëmijët, kryesisht emigrantë, kryetarja e saj Mersiha Smailoviç për Portalb.mk vlerësoi se disa herë kanë reaguar për këto raste, mirëpo, e vetmja përgjigje që kanë marrë se këto nuk janë kompetent për këtë problematikë.

“OJQ “Legis” disa herë ka alarmuar për fëmijët e pastrehë në Maqedoni dhe kryesisht në Çarshinë e Shkupit, por disa herë na u është bërë me dije se ne nuk jemi kompetent. Ne kemi kërkuar që të reagohet nga institucionet e caktuara për këtë çështje, që të mblidhin fëmijët dhe ti dërgojnë në qendrat ditore, por ata janë përgjigjur se nuk kanë punëtorë të mjaftueshëm që veprojnë në teren”, tha Smailoviç.

Ndërkaq për fëmijët që deri në mesnatë qëndrojnë në lokalet e Çarshisë së Shkupit asaj i është thënë “se punëtorët nuk mund të dalin natën në rrugë”, ndërkaq bëri të ditur se Shkupi është rast i veçantë  për shkak se këtu funksionon shërbim i veçantë për mbledhjen fëmijëve të pastrehë.

Në drejtim të kësaj problematike nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) për Portalb.mk vlerësuan se do të ndërmerren masa me qëllim të përfshirjes sociale të këtyre fëmijëve.

“Me ligjin për mbrojtje sociale është miratuar e drejta për kujdes ditor të fëmijëve në Qendra Ditore për Fëmijë në Rrugë me qëllim që këtyre fëmijëve dhe familjarëve të tyre t’ju sigurohet shërbime edukative-arsimore, aktivitete këshillimore, aktivitete kulturo-rekreative”, thonë nga MPPS.

Nga atje bëjnë të ditur se me ndryshimet e Ligjit për Familje në vitin 2014 për prindërit parashihet dënim në rast të keqpërdorimit të fëmijëve.

“Nëse me dërgim të fëmijës për lëmoshë dhe punë ka vënë në rrezik jetën e tij Qendra për Punë dhe Politikë Sociale menjëherë duhet t’ia merr fëmijën prindërit”, thonë nga MPPS-ja.

Ata vlerësojnë se meqenëse edhe pse kemi ligj dhe kritere sërish kemi shkelje të tyre, konsiderojnë se moduli edukues duhet të redefinohet dhe të ndryshohet që të gjenden mënyra të reja që në të ardhmen të tejkalojmë këto probleme. Në vitin 2017 në Shkup janë evidentuar 11 raste, tre rasteve u është dhënë vërejtje kurse tetë të tjerave u është caktuar kontroll mbi të drejtën e prindërve.

Femije ne rruge 2014Avokati i Popullit, Ixhet Memeti bëri të ditur se viteve të fundit nuk ka një numër të saktë se sa fëmijë janë në rrugë. regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2015.

“Në vitin 2011 është zhvilluar hulumtim për paraqitjen e fëmijëve në rrugë kurse më 2015-n është hulumtuar për gjendjen e fëmijëve në rrugë. Në vitin 2015 gjithsej ka pasur 719 fëmijë në Shkup, Kërçovë, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Koçan, Resen dhe Kavadarci. Janë vërejtur lëshime në Tetovë, Berovë, Dibër, Ohër, Gjevgjeli dhe Shtip. Vetëm 17 përqind e fëmijëve në rrugë janë të përfshirë në sistemin edukativo-arsimor, 1.6 përqind e këtyre fëmijëve nuk mund ta realizojnë as të drejtën për mbrojtje shëndetësore. Sipas të dhënave nga vitin 2014, nga 233 fëmijë të evidentuar në qendra Sociale, 111 kanë qenë fëmijë të gjinisë mashkullore kurse 125 të gjinisë femërore”, tha Memeti

Alarmante është ajo se në Shkup të gjithë fëmijët i kanë takuar përkatësisë etnike rome.

Ndryshe, shtetet anëtare të Konventës për të drejtat e fëmijut, si Maqedonia, janë të detyruara të ndërmarrin masa (legjislative, administrative, sociale dhe arsimor për mbrojtjen e fëmijëve nga shkaktarët e dhunës fizike, mentale, dëmtimeve dhe keqpërdorimeve, shqetësimet ose raport të pamatur, maltretim dhe eksploatim deri sa për fëmijët kujdesen prindërit e tyre apo kujdestarët apo person tjetër të cilit iu është besuar fëmija.

Ja çfarë parë parshihet në Nenin 9 në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve

 

KONVENTA, NENI 9

KONVENTA, NENI 19-19

KONVENTA, NENI 33, 34, 35, 36

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button