Morata “parakalon” Belottin dhe Aubameyang, më afër Milanit

Pavarësisht afrimeve të shumta në këtë merkato vere, drejtuesit e Milanit duken të vendosur për të afruar edhe një sulmues dhe në garë është treshja Andrea Belotti, Pierre Emerick Aubameyang dhe Alvaro Morata, shkruan Top Channel.

Sulmuesi i Realit të Madridit ishte lënë në “hije” ditët e fundit dhe Fassone dukej më i përqendruar te Belotti e Aubameyang, por në mesnatë nga Spanja vjen lajmi se Morata është pranë Milanit. “Marca” shkruan se ish-lojtari i Juventusit i ka kërkuar drejtuesve të Realit ta lënë të lirë të largohet. Ata kanë pranuar, sipas “Marcas”, por nuk ulen nën 90 milionë euro.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare nga Milani, por mediat në Itali shkruajnë se kuqezinjtë janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare me 70 milionë euro dhe 10 milionë në sezon për lojtarin.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë tratativat me lojtarët dhe kush do të arrijë në fund të marrë mbi supe sulmin e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP