Të shtëna me armë, plagoset 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është plagosur mëngjesin e të hënës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Dibrës, dhe uniformat blu janë lajmëruar përmes një telefonate në numrin e emergjencave, shkruan Top Channel.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30. Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button