Prishtina me trajner të huaj (FOTO)

 

Dy kroat, një boshnjak dhe një malazez – të gjithë emra të njohur në vendet e tyre janë pjesë e listës së ngushtë të drejtuesve të klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, për të marr drejtim e skuadrës.

Edhe pse FC Prishtina ka kryetrajner, Telegrafi mëson se për pozitën e udhëheqësit të ekipit më të trofeshëm në vend mësohet se janë katër trajnerë ndërkombëtar.

Dy kroatë, një boshnjak dhe një malazez, të gjithë këta emra të njohur në vendet e tyre.

Më i njohuri padyshim është ish-futbollisti fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror “Franca ’98” me Kroacinë, Aljosa Asanovic. Asi kroat ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares së Kroacisë (2006-2012) si dhe i Lokomotivës së Moskës (2012-13), kurse së fundi ka qenë drejtor teknik i skuadrës nga Sllovakia, Dunajska Streda, shkruan Telegrafi.

Pastaj, në listë pas Asanovicit vije ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës, boshnjaku Bruno Akrapovic.

Akrapovic sa ishte si trajneri i Shkëndijës nga Tetova

Në listën e klubit kryeqytetas është edhe malazezi ‘Miki’ Miodrag Vukotic, trajner ky që në edicionin e sapo përfunduar ka shpallur pas shumë vitesh kampion të Malit të Zi, skuadrën më të njohur të këtij vendi, Buduçnost. Ish-futbollisti i Milanit të Italisë i huazuar në Empoli, ka udhëhequr edhe skuadrën e dytë nga Podgorica, Mladost.

I fundit në listë është kroati, Branko Karacic, ish-futbollist i Hajdukut të Splitit dhe shumë skuadrave evropiane i cili poashtu ka udhëhequr shumë skuadra boshnjake e kroate duke filluar nga NK Zagreb, Osijek, Slaven Belupo, Cibalia, Shibenik dhe dy skuadrat e njohura kroate të Bosnjë e Hercegovinës, Shiroki Brijeg dhe kampionët e shumëfishtë, Zrinjski.

Karacic ka drejtuar shumë skuadra të njohura kroate

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP