Reali pa Ronaldon vjen në Shkup

Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, me siguri, nuk do të jetë në ekip gjatë ndeshjes nga Super Kupa me Mançester Juntajted të caktuar për më 8 gusht në Shkup, por duhet të luajë kundër Barcelonës në Super Kupën spanjolle.

Futbollisti portugez ende është në pushim, pas sezonit të gjatë dhe pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave në Rusi, ndërsa sipas informatave të publikuara në mediat spanjolle, këtë javë do të kthehet në Madrid dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ronaldo sërish do të shkojë në pushim dhe në fund të korrikut do të duhet t’u bashkëngjitet trajnimeve në kampionin evropian dhe spanjoll.

Kjo do të thotë se Ronaldo do ta lëshojë ndeshjen kundër Barcelonës më 30 korrik në Kupën Ndërkombëtare të kampionëve, si dhe duelin nga Super Kupa më 8 gusht, me Mançester Junajted.

Pritet që 32-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Superkupës spanjolle kundër Barcelonës në “Kamp Nou”, që është caktuar për më 13 gusht. revanshi është tre ditë më vonë në Madrid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button