Dasma madhështore e Miranda Kerr me themeluesin e Snapchat (Foto)

Modelja e njohur Miranda Kerr ka publikuar imazhet e para të dasmës me themeluesin e rrjetit social Snapchat, Evan Spiegel.
Bukuroshja dukej mahnitëse në fustanin e bardhë, të dizajnuar nga Dior, frymëzuar nga Grace Kelly, shkruan DailyMail, transmeton Lajmi.net.

Dasma e çiftit Kerr-Spiegel, u bë në oborrin e shtëpisë së Evanit dhe ishte një ambient intim me vetëm 45 miq dhe familjar të ftuar në këtë ceremoni.

Miranda ishte shumë e lumtur për fustanin, në prononcimin e saj për Vogue ajo ka thënë “Sinqerisht, unë nuk mund të kisha imagjinuar një veshje më të bukur për dasmë”.

Dita e dasmës për çiftin kishte filluar me një orë të yogas për të dy, Mirandën dhe burrin e saj, kurse përfundoi me karaoke.

Privatësia e kësaj dasme ishte siguruar në mënyrë të detajuar, duke e mbuluar edhe kopshtin e shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button