Mjekët tregojnë arsyet se pse po mbyten pushuesit

Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuar edhe ekipet shëndetësore.

Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet.

“Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës.

Përveç dallgëve e mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme, shkruan Top Channel.

“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të seksit mashkull, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vital. Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptic, ai kardiak.  Moshat e reja të jenë të kujdesshëm të mos pinë alkool kur janë në plazh dhe direkt të kalojnë në not. Konsumi i substancave narkotike i përzier me alkool mund të kalojnë direkt në arrest kardiak”, thotë Nensi Sulstarova, mjeke urgjence.

Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.

“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese.

Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar qe ua kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tre ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekipi në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP