Bruksel, Nimic dhe Koxias takohen sot për çështjen e emrit

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic  dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, sot do të takohen në Bruksel, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga kabineti i Nimicit, takimi është me kërkesë të Greqisë. Sipas kumtesës së OKB-së, në takimin Nimic-Koxias,  do të bisedohet për mundësitë për zhvillim të bisedimeve për emrin.

Koxias në Bruksel do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së i cili duhet të diskutojë për ndryshimet në strategjitë e BE-së për punët e jashtme, sigurinë politike dhe migrimet, por dhe tema tjera.

Ndryshe, Nimic, pas takimit të tij në Shkup me 3 korrik me pjesëtarët e Qeverisë dhe opozitës, tha se është i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk erdhi me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button