Merkel planifikon ta drejtojë Gjermaninë edhe gjatë katër viteve të ardhshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qëllime që të vazhdojë ta drejtojë Gjermaninë si kancelare edhe gjatë katër viteve të ardhshme, deklaroi në intervistën për televizionin “A Er De”, që do të publikohet sot.

“Askush nuk mund të dijë se çka do të na sjellë jeta, por unë me siguri planifikoj të vazhdoj edhe katër vite”, theksoi Merkel.

Kancelarja gjermane në intervistë foli për shumë tema: kriza e refugjatëve, investimet, si dhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe NATO-s.

Edhe krahas presioneve nga partnerja bavareze Partia Kristian-Sociale (CSU), Merkel, si lidere e Unionit Kristian-Demokratik (CDU) e ka hedhur poshtë kufizimin e numrit të refugjatëve, të cilët do të pranohen në vend.

Ajo, për kontestin me Ankaranë, në lidhje me vizitën e deputetëve nga Bundestagu në bazën ushtarake të NATO-s në Turqi, theksoi se me siguri nuk është i mirë dhe se Berlini do të punojë me NATO-n për zgjidhje.

Ankaraja e ka bllokuar vizitën që ka qenë e planifikuar për nesër, të ushtarëve gjermanë, të cilët menaxhojnë me aeroplanët zbulues “AVAKS” në bazën ushtarake të NATO-s në Konja.

Anulimi është kërkuar për shkak të tensioneve në marrëdhëniet turko-gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP