Koreja Jugore me propozim për zvogëlim të tensioneve në kufirin me Korenë Veriore

Koreja Jugore i ka propozuar Koresë Veriore negociata për ulje të tensioneve në kufi dhe ripërtëritjen e takimeve të familjeve të ndara.

Ministria koreanojugore për mbrojtje nacionale propozoi që negociatat për ndërprerje të veprimeve armiqësore në kufi të mbahen të premten.

Këto do të ishin bisedimet e para mes Koresë Jugore dhe Veriore në nivel qeveritar nga fundi i vitit 2015.

Propozimi tregon se presidenti iri i Koresë Jugore, Mun Xhae-in dëshiron t’i përmirësojë raportet me Phenianin edhe krahas testimit të paradokohshëm koreanoverior të raketës interkontinentale balistike.

Tani për tani nuk ka përgjigje nga Koreja Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button