Projekt për rregullimin e shtratit të lumit

Në Kumanovë sot fillon realizimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës në lagjen Sredorek.

Projekti siguron mbrojtje direkte dhe afatgjatë të një numri të madh të banorëve të Kumanovës që jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Vlera e projektit arrin mbi 800 mijë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Mjedisit të Jetesës, komunës së Kumanvës, Qeverisë së Japonisë dhe Programit për zhvillim të KB-së (UNDP).

Në këtë eveniment  është paralajmëruar prania e ministrit të Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Sadulla Duraku, kryetarit të komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësueses rezidente të UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadores së Japonisë Keiko Haned.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button