Ish ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj aksidentohet në Kumanovë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu ka vizituar mbrëmjen e sotme ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Kumanovë.

“Falë Zotit, vëllai ynë, ish-ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasdites në afërsi të Kumanovës.

Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!

Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” ka shkruar Nihiu

Ish-ministri Ahmetaj mbeti i plagosur pas një aksidenti me një autobus dhe një makine tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button