Kuvendi e miratoi llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqednisë arriti të votojë mbrëmë llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016.

Votimi erdhi pasi VMRO-DPMNE-ja opozitare gjatë ditës mundohej ta bllokonte edhe këtë pikë të rendit të ditës. Fjalimet procedurale, pauzat, replikat dhe kundër-replikat midis deputetëve të opozitës ishin në qendër të vëmendjes.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbronin qëndrimin se buxheti në kohën e tyre ishte realizuar në mënyrë të duhur pavarësisht krizës politike. Ata madje i rekomandonin Qeverisë së re t’i përfundojë projektet  e Qeverisë së mëparshme dhe të ndjek hapat e saj në zhvillimin e vendit.

Pas buxhetit përmbyllës të 2016-ës deputetët votuan edhe sekretaren e re të përgjithshme të Kuvendit.  Kuvendi ka shkarkaur Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Zharko Denkovski, dhe në vend të tij ka caktuar Cvetanka Ivanova, ish-deputete nga LSDM-ja.

Ivanova do të ketë rol në organizimin e punës së shërbimeve të Kuvendit dhe do të ndihmojë kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi në përgatitjen dhe organizimin e seancave.

Ivanova është e diplomuar si juriste si dhe ish-koordinatore e Grupit parlamentar të LSDM-së në Parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button