Flet vajza e Linda Ramës: Marrëdhënia me Edi Ramën dhe orët me Zahon dhe Gregun

Familja e Kryeministrit Rama gjithnjë është në qendër të vëmendjes, por ata gjithnjë janë mjaft të rezervuar sa i përket jetës së tyre private.

Këtë herë në një intervistë për Bordo, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit, Rea Xhillari është shprehur për raportet e saj me Edin, Zahon dhe gjithashtu me Gregun, djalin e madh të Ramës.

Sipas Reas për të Edi është Kryeministër si për të gjithë të tjerët, por për të do të jetë gjithnjë në person i rëndësishëm. Ja çfarë thotë ajo për bisedat mes tyre:

“Në kohën shumë të kufizuar që e gjej pa telefonin që nuk i ndahet as kur është duke kaluar orët shumë të rralla të pushimit, është kënaqësi të flas me Edin për artin, modën, filmin dhe patjetër edhe për idetë e mia. Por, padyshim Linda është shoqja ime e pandarë e bashkëbisedimeve të gjata dhe këshilluesja ime më e mire,”-përfundon Rea.

Ndërkohë për marrëdhënien me vëllain e vogël Zaho dhe Gregun ajo shprehet kështu: “Di të them se sa herë kam mundësi e kaloj kohën me të e nuk ngopem dot me Zahon! Është një rreze drite dhe një super çun, po jam shumë xheloze për ta ndarë me të tjerët kur kërkojnë të shuajnë kuriozitetin lidhur me të. Kështu që asnjë fjalë më tepër për vëllaçkon tim! Gregu është njish! I talentuar, gjithë humor të veçantë, shumë shok i mirë për mua,”-përfundon vajza e madhe e Linda Ramës, bashkëshortes së Kryeministrit të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP