Arlinda Dinarica gati për “Euro 2017” në hendboll

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll për grupmoshat deri në 17 vjet sapo kanë përfunduar fazën përgatitore në Mavrovë dhe tani janë kthyer në Shkup për pushim të shkurtër, pasi që nga e hëna udhëtojnë drejt Bullgarisë, ku do të kenë dy ndeshjen me reprezentacionin e Bullgarisë. E gjithë kjo fazë përgatitore është duke u zhvilluar në prag të Kampionatit Evropian (EHF) që do të zhvillohet në Shkup, ku Maqedonia është në grup me Polonin, Zvicrën, Greqin dhe Ishujt Fare.

Reprezentacioni i cili do të përfundojë në pozitën e parë të grupit, do të sigurojë vend për finale.
Nga 18 henbollistet e reprezentacionit të Maqedonisë, është edhe Arlinda Dinarica, shqiptarja e vetme që ka arritur të jetë në mesin e më të mirave, duke u bashkuar fillimisht në grupin më të gjerë në stërvitjet e zhvilluara në Shkup dhe më pas ka marrë ftesë nga seleksionuesja Julijana Crvenkovska dhe trajneri Krsto Petrushevski, që të jetë edhe pjesë e ekipit më të mirë.

Reprezentacioni U17 i Maqedonisë
Reprezentacioni U17 i Maqedonisë

Reprezentacioni i Maqedonisë nga 6 deri më 15 korrik qëndroi në Mvarovë, ku ka zhvilluar stërvitjet përfundimtare për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Shkup nga 31 korriku deri më 6 gusht.
Enkas për PORTALB.mk, hendbollistja e re shqiptare nga Shkupi, Arlinda Dinarica ka deklaruar se ndjehet mirë dhe në formë për sfidat që e presin në vazhdim.

“Sigurisht se pas stërvitjeve të para që kishim në Autokomandë, mësuam edhe listën përfundimtare ku ishte dhe emri im. Kemi kaluar me sukses këto faza përgatitore dhe mendoj se jemi mirë të përgatitura për “Euro 2017”. Deri në fillim të kampionatit kemi edhe shumë punë për të bërë, pasi që prej nesër jemi në Bullgari ku do të luajmë dy ndeshje dhe shpresoj që të kemi sukses. Të jesh pjesë e ekipit që merr pjesë në kampionat evropian është sfidë e madhe për të gjithë dhe besoj që do të japim më të mirën për të arritur sukses”, ka thënë Dinarica.

Ndeshjet e kampionatit evropian do të zhvillohen në sallën “Kale” në Shkup, kampionat ky që fillon nga 31 korriku deri më 6 gusht. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Brravo i qofte! Tash eshte antare e nje perfaqsuese, tifozet e t’cilest kendojne dhe kerkojne vdekjen e Shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button