Nga java e ardhshme ndryshime në sistemin “Termini im”

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi ndryshimet në sistemin “Termini im” të cilat pritet të promovohen gjatë javës së ardhshme.

“Kjo do të jetë një risi, kur lind fëmija nuk shkon askund, por në spital i jepet certifikata e lindjes dhe rekomandimet për nënat për disa nga muajt e ardhshëm. Domethënë, të mos shkojnë prindërit për certifikata dhe dokumente të tjera, për vaksinat që duhet të marrë foshnja”, deklaroi Taravari.

Lidhur me vendimet kadrovike dhe ndryshimet, Taravari tha se revizioni është bërë vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për klinikat e tjera pritet së shpejti të bëhen këto revizione.

“Me emërimet do të vazhdojmë javën e ardhshme Do të bëhen gradualisht, ngadalë nuk shpejtojmë, dy deri në tre javët e ardhshme shpresoj se 70-80 për qind e Klinikave do të kenë drejtorë të rinj”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button