FNAPP: Agjencitë nuk kanë të drejtë të marrin të holla nga kandidatët për punësim

 

“Në lidhje me ngjarjet e fundit me disa agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit për të cilat ekzistojnë informacione për mashtrim të studentëve për punë jashtë vendit, APELOJMË tek opinioni i gjërë që kandidatët për punë jashtë vendit të jenë shumë të vëmendshëm kur të bejnë një vendim të tillë”, thuhet në reagimin e Federatës Nacionale të Agjencive për Punësim -së.

Ata thonë, sipas Nenit 22, alinea 1 pika 4 të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe sipas Konventës ndërkombëtare 181 për Agjencitë private të punësimit që Maqedonia e ka ratifikuar, agjencitë nuk kanë të drejtë të marrin të holla dhe kompenzime/pagesa nga kandidatët për punësim, por duhet shpenzimet e tyre ti shpaguajnë nga klientët/kompanitë ku dërgohen punëtorët.

“APELOJMË të gjithë kandidatët e interesuar, të mos pranojnë të paguajnë asnjë lloj provizioni apo shpenzimi, para ose gjatë qëndrimit jashta shtetit ndaj agjencive. FNAPP zotohet për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve në rend të parë dhe do të vazhdojë në këtë drejtim të bashkëpunojë me institucionet kompetente të përmirësohet baza ligjore dhe dispozitat të respektohen nga të gjitha agjencitë e licencuara. FNAPP është organizëm që përfaqëson agjencitë, përkushtohet për përmirësimin e bazës ligjore, bashkëpunon me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, si dhe punon për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të saj për zhvillimin e tregut të punës”, thuhet në reagimin e FNAP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button