Milani thyen rekord historik, pesë klubet që kanë shpenzuar më së shumti

Milano ka shpenzuar deri më tani 205 milionë euro, duke qenë klubi më aktiv në afatin kalimtar të verës.

Revolucioni ka nisur te Milani. Kuqezinjtë deri më tani kanë transferuar 10 emra të rinj në “San Siro” dhe duket se më në fund do t’i lënë prapa ditët e vështira, shkruan “Premiumsport”, transmeton Gazeta Express.

Milani është skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë verë, 205.5 milionë euro – diçka të tillë nuk e kishte bërë asnjë herë brenda një sezon gjatë historisë dhe kjo shifër pritet të rritet pasi Vincenzo Montella e dëshiron edhe një sulmues.

Vitin që lamë pas skuadrat që shpenzuan më së shumti ishin Manchester City e Juventusi, 213 milionë euro, përkatësisht 191 milionë, përcjell Express.

Kurse më së shumti brenda një afati kalimtar veror në vitet e fundit ka shpenzuar Real Madridi.

12 herë kampionët e Evropës transferuan së paku tetë lojtar në vitin 2009, duke shpenzuar 257 milionë euro.

Në mesin e shumë transferimeve ishin edhe yjet si: Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso.

Në vitin 2014 Manchester Unitedi ishte skuadra që kishte shpenzuar më së shumti gjatë verës, 195 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” mund ta thyejnë këtë rekord pasi deri më tani kanë shpenzuar 130 milionë euro për dy lojtarë (Lindelof & Lukaku), derisa Jose Mourinho thotë se po mendon t’i transferojë edhe dy të tjerë deri në fund të këtij afati kalimtar.

15_1500153540-1209618

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button