Netanjahu për vizitë në Paris me rastin e 75-vjetoirt të sulmeve masive të hebrenjve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të qëndrojë sot në Paris me rastin e përvjetorit të sulmeve masive të hebrenjve në vitin 1942 në kryeqytetin francez dhe për herë të parë do të takohet me presidentin francez Emanuel Makron.

Vizita e tij në Francë për shënimin e 75-vjetorit të arrestimeve, një nga episodet më të errëta në historinë bashkëkohore franceze, shkaktoi kritika se hebraikët francezë do të përdoren si instrument.

Më 16 dhe 17 korrik të vitit 1942 policia franceze arrestoi në Paris mbi 13 mijë hebrenj, midis të cilëve mijëra fëmijë, arrestimi i të cilëve nuk ishte kërkuar nga nazistët. Pasi kaluan katër ditë të mbyllur në kushte çnjerëzore, u deportuan në Aushevic. Prej tyre u kthyen më pak se njëqind.

Pas ceremonisë  komemorative  sot në mëngjes Netanjahu ,  i cili nuk e ka vizituar Parisin që nga marshi i madh kundër terrorizmit pas sulmeve ndaj revistës “Sharli Ebdo” dhe dyqanit hebraik në janar të vitit 2015, do të ketë takim me Emanuel Makron.

Pallati i Eliseut theksoi se vizita e Netanjahut ka qëllim që të theksojë se sa është e rëndësishme lufta kundër çdo lloj forme të antisemitizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button