Muzeu i VMRO-DPMNE-së mund të mbetet pa status të trashëgimisë kulturore

Nuk ka asgjë të keqe që t’i hiqet statusi i trashëgimisë kulturore Muzeut të VMRO-DPMNE-së dhe Portës së Maqedonisë për shkak se deri sa ai ishte i hapur ende nuk kishte karakter të muzeut. Kështu vlerësoi në intervistë për REL, drejtoresha e Qendrës për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore në Maqedoni, Donka Barxhieva, njofton Portalb.mk.

“Sipas ligjit ekzistues për mbrojtje të trashëgimisë kulturore ekziston përkufizim në shpallje si trashëgimi kulturore të llojit të tillë, ndërkaq për ata nuk do të duhet të sillet as vendim i veçantë për shkak se bëhet fjalë për kompleks muzesh ngaqë si objekte dhe ndërtesa vlerën nuk e fitojnë sikur ndërtime në vete por për shkak se në to gjenden përmbledhje të rëndësishme. Asi lloj përmbledhjes ruhen edhe në muze më të vjetra dhe këtu nuk ka diçka të keqe. E rëndësishme është se Muzeu i VMRO-DPMNE-së deri sa ishte ishte i hapur, nuk posedonte karakter përmbledhës. Krahas Muzeut të VMRO-DPMNE-së statusi i trashëgimisë kulturore mund t’i merret edhe Portës së Maqedonisë. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet komisionit të veçantë i cili duhet të bëjë revizion të vendimeve, me karakter të përmbledhjeve dhe se sa është e kënaqshme procedura ose jo”, tha Barxhieva.

Sa i përket projektit “Shkupi 2014” ajo tha se hapat e mëtutjeshëm ndaj tij duhet të merren në kuadër të predispozitave ligjore dhe në procedurë parlamentare.

“Që nga fillimi kur vërejta parregullsi të caktuara në këtë projekt konstatova se sipas përcaktimeve ligjore, për shkak se shumica e objekteve i takojnë grupit të përmendoreve dhe statujave duhet të rregullohen me ligj i cili i dedikohet këtyre objekteve, ligj për përmendore dhe përkujtimore. D.m.th. procedura për ballafaqim me këtë problem, projekt është që ai të kthehet në Kuvend. Se a do të formohet komision parlamentar prej ekspertësh, a do të jenë komisione të përziera, me rëndësi është që ky projekt të kalojë në procedurë parlamentare dhe atje të sillet vendim se çka më tutje”, tha Baraxhieva.

Ndryshe për këtë muze edhe Prokuroria Speciale Publike ka hapur rastin “Tenderët”, në të cilën të dyshuar janë katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës, ku i dyshuari i parë është person udhëheqës në Ministri, ndërkaq tre të tjerë janë anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik të kësaj ministrie.

E  dyshuara e parë nëpërmjet bisedës telefonike, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas do të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro.

Mirëpo, pas kërkesës së PSP-së për paraburgim dhe masave tjera për të dyshuarit në rastin“Tender”,  Gjykata Themelore Shkupi 1 ka sjell vendim ku nuk miratohet asnjë masë për paraburgim, kurse për shumicën e të akuzuarve janë parashtruar masë e kujdesit, marrje e pasaportës dhe detyrim për tu lajmëruar çdo të hëne tek personi zyrtar i autorizuar. Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska Millevska.

 

LEXO: Allagjozovski: Muzeu i VMRO-DPMNE-së shpenzon 6.5 milionë denarë për rrymë

LEXO: Falsifikon dokumente që të merr pjesë në tenderin e Muzeut të VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button