Morinë, fluks pushuesish nga Kosova

Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri.

Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve, transmeton Top Channel.

Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button