Mjekët kosovar: Formoni institucionet, ose shëndetësia po dështon!

Vakumi institucional po e shpie sistemin shëndetësor para kolapsit thonë mantelbardhët. Ata bëjnë apel për krijim të shpejtë të institucioneve për të siguruar buxhet adekuat për këtë sektor, i cili sipas tyre, rrezikon të mbyllet.

Shëndetësia që nga paslufta ka qenë sektori më i kritikuar në vend.

Buxheti i mangët, përplasjet në mes të Ministrisë dhe Menaxhmentit të SHSKUK’së e shtyjnë shëndetësinë e kolaps thonë përfaqësuesit sindikal.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla thotë se shëndetësia po vdes.

Ai apelon në formimin e shpejtë të Qeverisë ndryshe sipas tij mund të vije deri te mbyllja e të gjitha institucioneve shëndetësore në vend.

Edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK’së Curr Gjocaj tregon se janë në gjendje shumë të vështirë.

Për shkak të vakumit institucional ka mungesë të furnizimit me barna e pacientët po i sulmojnë punëtorët shëndetësorë dhe jo politikën, e cila është përgjegjëse për gjendjen, thonë sindikalistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button