Mercedes do të tërheqë 16 mijë automjete në Kinë

Kompania e automjeteve Mercedes-Benz për shkak të problemeve me frenat do të tërheqë mbrapsht 16.301 automjete të saj në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e mbikëqyrjes, Inspektimit dhe Ruajtjes së Cilësisë në Kinë ka njoftuar se tek automjetet që do të tërhiqen përfshihen 16.301 automjetet Mercedes të klasit A, B dhe CLA të cilat Kina i ka importuar në periudhën shkurt 2012 – prill 2013.

Ndër të tjera theksohet se automjetet përbëjnë rrezik të sigurisë për shkak të tendencës për këputje dhe hollimit në linjën e pajisjes së frenave.

Ndër të tjera theksohet se Mercedes-Benz do të riparojë pa pagesë defektet tek automjetet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP