Kinë, disa të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe një person tjetër llogaritet i zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua mësohet se shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në rajonin Cilin.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës mbi 120 mijë persona të tjerë janë evakuuar nga rajoni.

Moti i keq ka goditur afërsisht 320 mijë njerëz në 13 rajone të vendit.

Gjtihashtu theksohet se në Yongci që është rajoni më i goditur nga moti i keq ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ujë. Në këtë rajon edhe trafiku pothuajse tërësisht është ndërprerë.

Pritet që shirat e dendur të vazhdojnë deri në fillim të javës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button