NATO mesazh solidariteti për Turqinë në përvjetorin e parë të 15 Korrikut

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, tha se “Dëshiroj të theksoj në mënyrë të fortë se është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilitdo prej anëtare të NATO-s”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, ka publikuar një mesazh me shkrim në lidhje me përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi, ku ai ka rikujtuar se menjëherë pas tentativës, në natën e 15 korrikut NATO ka qenë pranë Turqisë, aleatit të saj dhe menjëherë ka dënuar tentativën.

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se pas tentativës për grusht shteti ka vizituar Ankaranë, Stoltenberg, është shprehur se “Ende nuk kam mundur të harroj shokimin kur kam parë dëmin e shkaktuar ndaj ndërtesës së parlamentit nga organizatorët e grushtit.

“Duke theksuar se përkujton me nder personat që kanë humbur jetën atë natë, Stoltenberg, ka vazhduar më tej se “Dëshiroj të theksoj në mënyrë të fortë se është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilitdo prej anëtarëve të NATO-s. Vlerësoj popullin turk i cili qëndroi përballë kësaj tentative të pabesë kundrejt qeverisë së zgjedhur me votë të Turqisë dhe institucioneve demokratike të saj.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button