Tramp dëshiron që muri me Meksikën të jetë i tejdukshëm

 Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron që muri i kufirit me Meksikën të jetë i tejdukshëm dhe në të të ketë të vendosur panele diellore.

Tramp tha se nuk bën shaka kur flet për panelet diellore sepse “ai duhet që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve”, raportoi Si-En-Bi-Si. Ai shtoi se duhet  që të shihet se çfarë ndodh në anën tjetër.

“Do tu jap një shembull. Sado që tingëllon frikshëm, kur të themi se hedhin thasë me drogë përmes murit, dhe në anën tjetër ka njerëz, ndërsa ju nuk i shihni – ju bie një thas prej 80 kg dhe e pësoni. Prandaj është e domosdoshme që të shihet përmes murit sado që tingëllon çuditshëm. Ne megjithatë, kemi dizajn të shkëlqyer”, sqaroi Tramp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button