Premiera në Kumanovë: Dhoma me të huaj, takoi bijën me babain (VIDEO/FOTO)

Vepra e autorit Dawe Freeman e shqipëruar me emrin “Një shtrat plot me të huaj” dje u dha premierë në Teatrin e Kumanovës, njofton Portalb.mk.

Shfaqja, realizim i Teatrit të Kumanovës fillimisht u mendua se po mbledh shumë të huaj nga vende të ndryshme në një shtrat, por në fund të saj, aty ku mbledheshin të huajt u gjetën babai me të bijën.

Gjithçka filloi me dëshirën për të përfituar nga interesimi i vizitorëve të hotelit, të cilët të panjohur deri në atë moment u gjendën në një vend ku të paraprirë nga epshi sikur rezultonte tradhëtinë bashkëshortore.

Por ajo përpjekje për përfitim maksimal nga një dhomë hoteli, sfida për t’ju ikur provokimeve të cilat sfidojnë besueshmërinë në martesë dhe përpjekja për fshehur tradhëtine martesore sikur u mposhtën nga humbja e unazës së dhënë nga nëna e cila i parapriu takimit mes bijës dhe babait.

“Një shtrat plot me të huaj” u bë i afërt kur pas takimit të Amandës me babain e saj, riktheu botën fëmijërore, ngjalli sinqeritetin, dashurinë dhe qetësinë që i kaploi jo vetëm të dashuruarit e të tradhëtuarit por edhe publikun e pranishëm.

Shfaqja në regji të Esat Brajshorit kurse ndihmës regjie Ibrahim Deari, mesazhin, tematikën dhe thelbin e saj e solli nëpërmjet aktorëve Sefedin Shabani, Aurita Agushit, Musa Isufi, Anisa Ismaili, Mendim Murtezi, Qëndresa Loki dhe Mirsad Abazi.

Sefedin Shabani në një intervistë theksoi se: “Teatri i Kumanovës ka qenë dhe është në interes të qytetarëve, njëra pa tjetrën nuk janë funksionale, gjithmonë kemi pasur përkrahjen e publikut ku jemi munduar në menyrë profesionale t’i bëjmë detyrat tona. Sonte kemi premierë dhe nesër reprizë kemi shumë plane tjera, me të cilat do të vazhdojmë pas pushimeve verore sepse tani është vapë e madhe.”

Por nuk ndaloi së theksuari se duhet punë edhe më tej ngaqë “Teatri në Maqedoni është në gjendje të mjerueshme gati infuzive, asnjë teatër shqiptar nuk është në gjendje funskionale por punojmë në mënyrë të improvizuar dhe të kushtëzuar në aspektet kohore dhe materiale”.

Më poshtë Portalb ju sjell disa sekuenca nga oremiera e mbrëmshme.

 

20170714_212323

20170714_212051

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP