OKB i bën thirrje regjimit të Sirisë për “procesin politik”

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, duke bërë të ditur se synojnë që raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës të zhvillohet në fillim të muajit shtator dhe që palët të vazhdojnë bisedimet në të njëjtin ambient, ai i ka bërë thirrje regjimit të Sirisë që të diskutojë për procesin e tranzicionit politik, raporton AA.

Mistura pas përfundimit të raundit të 7-të në Gjenevë në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së tha se “Kam qëllimin që raundi i ri i bisedimeve për Sirinë të zhvillohet në fillim të muajit shtator.”

Ndër të tjera Mistura ka vënë në dukje se palët duhet të përcaktojnë në mënyrë të qartë pozicionet rreth 4 temave kryesore që diskutohen në negociata dhe se do të ushtrojnë presion mbi palët që në raundin e ardhshëm të ulen në të njëjtin ambient.

“Deri tani nuk kemi vërejtur asnjë shenjë nga regjimi i Sirisë për diskutimin e procesit politik, por iu bëj thirrje atyre që në raundin e ardhshëm të diskutojnë për procesin e tranzicionit politik”, është shprehur Mistura.

Në raundin e 7-të të bisedimeve me temë Sirinë, Mistura kreu takime ndarazi me delegacionin e regjimit nën kryesimin e Beshar Xhaferit dhe me delegacionin opozitar nën kryesimin e Nasir Hariri. Raundi i 7-të i bisedimeve i cili nisi më 10 korrik në Gjenevë përfundoi më 14 korrik. Palët patën në objektiv negocimin e 4 temave kryesore, atë të menaxhimit të tranzicionit, kushtetutën, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit.

Kreu i delegacionit opozitar, Nasir Hariri, në një deklaratë ditën e djeshme duke vënë në dukje se delegacioni i regjimit të Asadit është shmangur të diskutojë për tranzicionin politik, ai i kishte bërë thirrje OKB-së që të përmbushte angazhimet e saj për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button